Transmetuar më 18-06-2017, 20:53

Produktet “Made in China” janë kaq shumë të përhapura në të gjithë botën, por pjesa më e madhe e tyre, sidomos ato që vijnë në vende ku nuk ka kontroll të rreptë, janë të prodhuara me lëndë që rrezikojnë jetën e njeriut.

Vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA e Kanada, kanë një kontroll më rigoroz të cilësisë së produkteve kineze dhe në tërësi të atyre që importohen në vendet e tyre.

Por vende si Shqipëria, Kosova dhe të tjera në Ballkan, jashtë BE, e po ashtu vende të varfra në kontinentet e tjera, po përballen çdo ditë e më shumë me një fyndje produktesh kineze që nuk kanë as cilësi dhe as dobi shëndeti, kur bëhet fjalë për konsum dhe as cilësi e jetëgjatësi, kur bëhet fjalë për produkte të tjera.

Sa i përket ushqimeve, këtu situata është më e ndjeshme, ndaj ju rendisim më poshtë, shtatë produkte problematike kineze të cilat importohen lirisht në Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit.

Këto produkte, i ka listuar “Healthywayoflife.net”. Ajo shkruan se janë disa ushqime të prodhuara në Kinë që mund të përmbajnë pesticide, plastikë dhe kimikate që shkaktojnë tumore të ndryshme.

Me metodat e ndryshme që ata përdorin, ushqimi është akoma më i lirë, për shkak se ato janë të falsifikuara, shkruan “Healthywayoflife.net”.

Orizi

Shumë nga ne besojnë se orizi që hamë vjen nga orizore, por e vërteta është se shumë më tepër oriz prodhohet në mënyrë industriale. Bëhet fjalë për oriz të prodhuar nga lëndë plastike. Kjo është e rrezikshme për jetën tonë, sepse gëlltitja e pjesëve të plastikës, qoftë dhe në pjesëza shumë të vogla, është shumë e dëmshme për sistemin e tretjes si dhe për hormone tona.

Kimikatet që gjenden në plastikë, të njohura si BPA, BPA formësojnë një imitim të estrogjenit, duke shkaktuar sëmundje deri te shfaqja e disa llojeve të kancerit. “Konsumi afatgjatë i këtij orizit mund të shkaktojë efekte kancerogjene”, – thuhet në raportin vëzhgimor të faqes së specializuar për shëndetin. Me fjalë të tjera, gëlltitja e orizit plastik ju bën të prirur për vdekje të parakohshme.

Peshku

Një tjetër shqetësim për qytetarët është dhe ajo çka hamë nga prodhimet e detit.

Shumë prej nesh, kur shkojnë në restorante apo dyqane peshku, mendojnë se janë duke ngrënë apo blerë peshk deti. Por vetëm pak e dijnë se shumica e peshkut që tregtohet, është peshk rezervati që nuk ka parë det me sy.

Një dyqan në qendër të Durrësit i cili shet peshk dhe prodhime të tjera të nënujit, por është dhe distributor shumice për shumë lokale dhe dyqane peshku në Durrës, Tiranë dhe gjetiu, duke folur me NOA.al, shpjegon se çfarë po shitet në të vërtetë:

“Ne kemi peshk deti, kemi edhe peshk rezervati. Po ashtu dhe nga frutat e detit, karkalecat, etj. Kemi edhe nga ai i vërteti, edhe nga ai që s’ka parë det me sy, por rritet në kushte të përshpejtuara dhe bëhet më shpejt gati për tregtim. Diferenca është te çmimi. Ja shihni, këtu keni merluc deti, është 25 mijë lekë kilja (të vjetra), këtu ke dhe merluc nga ai tjetri, tetë mijë lekë kilja (të vjetra)”.

Sakaq, shumë produkte deti, si merluci dhe karkalecat, importohen gjerësisht në Shqipëri e një pjesë e tyre vijnë nga Kina.

Në rastin e merlucit, situata bëhet shqetësuese, pasi raportohet se ai vërtet vjen nga deti, por ka depërtim të lëndëve toksike që dëmtojnë shëndetin tonë.

Pulat

Në Shqipëri, ka pula importi nga gjithkund, ato arabe, egjiptiane, braziliane, holandeze, por edhe kineze. Ky import bëhet edhe në SHBA. Departamenti Amerikan i Bujqësisë miratoi shitjen e pulave kineze në Amerikë në vitin 2013. Megjithatë, shumë ekspertë të shëndetësisë janë mjaft të shqetësuar për cilësinë e kësaj pule dhe pasojat në shëndetin e njerëzve për shkak të përdorimit të hormoneve për të përshpejtuar sa më shumë rritjen e pulave dhe arritjen e peshës standarde për therje.

Kërpudhat

Në tryezat tona të bukës ka parë dendësim të konsumit edhe kërpudha. Dikur shumë pak përdorej dhe ishte e vërtetë, sot në një pjesë të mirë, ajo që importohet dhe një pjesë e asaj që prodhohet në vend, bart rrezikun e dëmtimit të shëndetit tonë.

Nga Kina në SHBA, shkon 34 për qind e kërpudhave që konsumohen nga amerikanët, ose më shumë se një e treta.

Ekspertët në SHBA, të cituar nga Healthywayoflife, thonë se këto kërpudha bartin rrezik evident, pasi disa prodhues në Kinë bëjnë gjithçka që munden për të rritur përfitimet e tyre dhe kjo nënkupton edhe etiketimin e tyre si kërpudha organike.

Mediat në SHBA kanë raportuar vazhdimisht për kontrolle të inspektorëve amerikanë që kanë gjetur kërpudha të rreme, pra jo organike të importuara nga Kina edhe pse ishin klasifikuar nga importuesit si të tilla.

Kripa

Një prej produkteve që importohet edhe te ne është kripa. Ajo që vjen nga Kina është kripë industriale. Në të vërtetë ajo nuk është projektuar për konsum njerëzor, por ka vazhduar të shitet për kripë gjelle.

Bizelet

Ato janë në thelb kombinime të bimës së sojës, me ngjyrë të gjelbër dhe një lënde kimike që përdoret si zbardhues dhe ruajtës, i njohur si metabisulfite natriumi. Kujdes, kur blini bizele, sigurohoni që të mos jenë të importuara nga Kina, pasi mund të konsumoni të tilla.

Faqja e specializuar për shëndetin, përmend edhe disa produkte të tjera që importohen kryesisht në SHBA si lëngu i mollës. Gati 50 për qind e lëngut të mollës që shitet në SHBA është importuar nga Kina dhe ka përmbajtje të lartë të sheqerit. /noa.al/