Transmetuar më 18-06-2017, 20:39

Ylli i Barcelonës Lionel Messi gjatë një darkë me miqtë e tij ka paguar një faturë me vlerë 37 mijë euro.

Ai së bashku me familjen e tij, atë të Luis Suarez dhe atë të Cesc Fabregas po kalojnë pushime në Ibiza të Spanjës.

Megjithatë kjo nuk i ka bërë përshtypje sulmuesit argjentinës për shkak të pagës së lartë që ai ka.

Mediat në Spanjë kanë publikuar faturën që Messi pagoi për darkën që kaloi me familjen e tij, miqtë dhe familjet e tyre.

Çfarë Messi pagoi ishin: 27 pica, 7 hamburgerë, shporta me fruta mbi 1000 mijë euro dhe 41 shishe shampanjë me vlerë prej 24 mijë eurosh.