Transmetuar më 18-06-2017, 16:35

Një vajzë e vogël 6-vjeçare, aktore, ka interpretuar si një vajzë e pasur dhe në rastin tjetër si varfër e braktisur, në rrugë.

Në video e eksperimentit social, shihet se si njerëzit sillen me vajzën e veshur normalisht ku të gjithë ndalojnë për ta pyetur se çfarë ka ndodhur me të.

Në rastin tjetër, kur vajza vishet si e varfër dhe e braktisur, asnjë nuk denjon të ndalojë pranë saj.

Çdo ditë milionë fëmijë në botë jetojnë në varfëri, janë të injoruar dhe të përjashtuar nga gjithçka që ata kanë nevojë.

Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë kështu./a.k/noa.al/