Transmetuar më 18-06-2017, 14:41

Çdo shenjë horoskopi ka ndonjë karakter irritues të cilin të gjithë ia zënë për të madhe, mirëpo a e dini cila shenjë e horoskopit bart titullin jo të famshëm “më i irrituari”? Kjo është Virgjëresha.

Edhe pse edhe shenjat e tjera kanë karaktere të cilat askujt nuk i pëlqejnë, si duket nevoja e Virgjëreshës që të komplikojë edhe gjërat më të thjeshta në botë ua kalon të gjithëve. Virgjëreshat dëshirojnë që shumë të analizojnë, ndërkaq me rastin e marrjes së vendimeve patjetër duhet të jenë të informuara edhe për detajet më të imëta.

Nuk bëjnë kompromis, janë kritike dhe brengosen së tepërmi, ndërsa pikërisht kjo personat në shoqëri të saj më së shumti i nervozon, shkruan intv. Janë të njohura si shumë të mërzitshme, të cilat dëshirojnë që çdo gjë të jetë perfekt, ndërsa nëse bëni diçka keq për ta, jini të sigurt që këtë kurrë nuk do ta harrojnë dhe do ta shfrytëzojnë çdo rast që t’jua rikujtojnë padrejtësinë të cilën ua keni bërë.

Natyrisht, Virgjëreshat kanë edhe shumë karaktere pozitive për shkak të të cilave personave në rrethin e saj thjesht u janë të pazëvendësueshëm, madje edhe kur i nervozojnë. Gjenden në situata stresuese në mënyrë fantastike edhe kur janë nën presion, janë praktike, ndërkaq brengat e veta i mbajnë për vete dhe nuk lejojnë që me to të ndikojnë negativisht tek njerëzit e tjerë.

Janë të fuqishme, të gjindshme dhe të ndjeshme. E ndiejnë instinktivisht gjendjen shpirtërore të të tjerëve dhe gjithmonë janë të gatshme të ndihmojnë. Kurrë nuk do të na kursejnë me sinqeritetin e tyre brutal dhe pikërisht për këtë shkak gjithmonë e dini se si t’ia bëni me Virgjëreshat. /b.l/noa.al/