Transmetuar më 18-06-2017, 07:48

Etrit Berisha do të qëndrojë tek Atalanta edhe sezonin tjetër. Sipas L’Eco di Bergamo, ziklatërit kanë gjetur akordin me Lazion për të blerë gardianin shqiptar të portës.

Sipas medias italiane portieri 28 vjeçar do t’u kushtojë bergamaskëve 4.7 milionë euro, ndërkohë që zyrtarizimi i blerjes përfundimtare pritet të vijë ditën e hënë.

Berisha ishte në pronësi të Lazios, ndërsa sezonin e fundit e kaloi në Bergamo, ku ishte protagonist i një sezoni fantastik të Atalantas, të cilët u renditën në vend të katërt.

Ata e mbyllën kampionatin pikërisht një vend para Lazios, duke i dhënë kënaqësinë e hakmarrjes Etritit.