Transmetuar më 17-06-2017, 22:11

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tetovë të Maqedonisë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një i ri 26-vjeçar, banor në lagjen Cetisnkë të Tetovës, shkruajnë mediat vendase.

Sipas informacioneve E.A., ka humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij dhe ka goditur në mbrojtësen metalike të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rastin.

Mësohet se i riu ishtë djalë i vetëm i familjes dhe baba i një vajzë një vjeçare./a.k/noa.al/