Transmetuar më 17-06-2017, 21:37

Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të ulen për diskutime në lidhje me një shkëmbim të mundshëm mes yllit portugez Cristiano Ronaldo dhe portierit të talentuar italian, Gianluigi Donnarumma.

"Nëse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe ata duan Donnarumman, ne jemi gati të ulemi dhe të bisedojmë me Florentino Perez”, ka deklaruar drejtori teknik i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli.

Portieri Donnarumma ka refuzuar rinovimin e kontratës me Milanin dhe mes shumë klubesh të interesuara për të, në garë është edhe Real Madridi.

Gjithashtu në media është përfolur se Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të rinovojë me madrilenët dhe Milan kërkon të përfitojë nga kjo gjë./a.k/noa.al/