Transmetuar më 17-06-2017, 15:56

Nga Emiljano Aleksi

Kryeministër, ju mund ta bënit këtë deklarate çoroditëse kudo, por fakti që zgjodhët qytetin tim Kuçovën ju rëndon edhe më shumë me faj.

Pikërisht implikimi i personave të tillë, sikurse e thatë ju, paradite me kapele të bëjnë punonjësin e shtetit dhe pasdite punonjësin e partisë mbollën frikën dhe pasigurinë në atë qytet.

Kryeministër, kjo është shkalla më ekstreme e përdorimit të Policisë së Shtetit  kundër lirisë së votës dhe parimeve, për të cilat ata duhet të jenë garant të një procesi demokratik më 25 qershor.

Ju nuk duhet të shfajësojeni për këtë gafë të rëndë me një status në rrjetet sociale, sepse ose ti nuk e ke kuptuar gabimin realisht, ose e nënvlerëson këtë institucion. Sepse dhe mënyra se si zgjodhët t’i bishtnoni kësaj çështjeje ju bën dhe me shumë pis.

Pas Kampionit tuaj të Rilindjes, ministri i shkarkuar, e përdori policinë e inkriminuar për kultivimin e hashashit, ju e bëtë gabimin më të madh duke e përdorur dhe shantazhuar për të ruajtur karrigen tuaj.

E tërë kjo përforcon bindjen se Rilindja, për të mbrojtur pushtetin është e gatshme ta dëmtojnë shtetin. Në mënyrë të pariparueshme!

Prandaj për hir të shtetit, përmes mocionit të mosbesimit më 25 qershor ju duhet të largoheni nga pushteti. Në mënyrë të pakthyeshme!