Transmetuar më 17-06-2017, 15:19

Një pensioniste 84-vjeçare nga Londra, ra përtokë pasi autobusi me të cilin ajo udhëtonte frenoi keq. Një grua myslimane e mbuluar e gjitha nga koka te këmbët, i shkoi pranë për ta ndihmuar.

Siç shkruan në Facebook, Hamza O Bakri, dëshmitar i skenës, për plot 20 minuta gruaja myslimane i qëndroi pranë të moshuarës deri në mbërritjen e ambulancës.

“Ky është Islami i vërtetë”, shkruan ai, duke bërë që fotografia të bëjë bujë, për shkak se të mesazhit që përcjell se “Islami nuk është fe terroristësh”. /a.y/noa.al