Transmetuar më 16-06-2017, 22:01

Një ortak i kompanisë “Apple” ka treguar informacione të klasifikuara për sa i përket hedhjes në treg në shtator të iPhone 7s Plus. Ai ka treguar se paraqitja e re e iPhone 7s Plus do të përfshijë karikimin e wriless-it dhe përmirësimin në dizajnimin rezistent ndaj ujit të paraqitur në iPhone 7 vitin e kaluar.

Ai u tha gazetarëve se procesi i iPhone nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me të mëparshmit dhe se procesi i karikimit të wriless-it kërkon përsëri testime të tjera përpara se të hidhet në treg. Karikimi pa lidhje me tel, duhet të ketë një bazë kontakti, pra telefoni duhet të vendoset në një pllakë të përshtatshme karikimi.

“Apple” pritet të lëshojë tri modele të reja iPhone këtë shtator, duke përfshirë një model të iPhone 8 me një dizajn të ri dhe një ekran të lakuar OLED. Apple mendohet të lëshojë të tjera produkte të serisë së iPhone 7, duke shfaqur të njëjtin dizajn të përgjithshëm dhe ekran LCD.