Transmetuar më 16-06-2017, 18:23

Puthje, përqafime, shtrëngim duarsh, mënyra që ju zgjidhni për t’u përshëndetur me dikë tregon gjithçka për natyrën tuaj dhe nëse personi që keni përballë di si t’ju lexojë, jeni libër i hapur përpara tij. Pra, çfarë do të thotë për ju mënyra si përshëndeteni?

Tri puthje: Ke shumë kohë në dorë. Dikush ju ka thënë që me tri puthje, do t’ju mbajnë mend përgjithmonë. Është e vërtetë.

Dy puthje: Jeni tradicional. Shijoni simetrinë dhe balancën. Dy puthjet tregojnë mirësjellje dhe janë si detyrë për ju. Me siguri, mbani dhe frymën kur e bëni këtë.

Një puthje: Ju pëlqen të mbani njerëzit varur, duke pyetur veten rreth jush dhe sjelljeve tuaja, pak në panik. Kontrolli është gjëja juaj.

Një puthje në ajër: Mund të jeni të dehur dhe nuk gjeni objektivin, jeni lyer shumë me buzëkuq ose jeni thjesht të çuditshëm.

Përqafimi: Gjithçka doni është të shpërndani dashuri.

Shtrëngimi i dorës: Me shumë gjasa, keni shkuar tek një terapist të paktën një herë në jetën tuaj dhe e përdorni shumë fjalën ‘kufij’. Keni probleme me intimitetin, por jeni elegantë me mënyrën si e menaxhoni.

Përplasja e duarve: Ju përpiqeni. Përpjekje që jo gjithmonë mund të vlerësohet, por ju e bëni gjithsesi.