Transmetuar më 16-06-2017, 14:44

Për policinë e Beauvilliers, në Francë, nuk ka dyshime, ajo që gjetën para syve ishte një rast klasik vrasje- vetëvrasje, ku autori është një burrë depresiv, i cili nuk e pranonte dot idenë se kishte humbur të shoqen.

Emilie Hallouin, 34 vjeçe i kishte këmbët dhe duart të lidhura në binarë, kur trupi i saj i copëtuar u gjet i pajetë këtë të mërkurë, jo shumë larg të shoqit Guillaume Gremy, 37 vjeç.

“Gruaja ishte lidhur në binar me ngjitës adeziv, ndërkohë që trupi i burrit u gjet jo shumë larg. Bëhet fjalë për një vrasje-vetëvrasje nga një njeri i prekur rëndë nga depresioni. Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe Gremy ishte i dëshpëruar sepse donte të bashkohej me të shoqen”, deklaroi zëdhënësi i policisë për mediat, shkruan noa.al.

Por Emilie e kishte mbyllur kapitullin e së kaluar, duke ngjallur rebelimin e burrit, i cili ndërmori krimin e dyfishtë në ditën e ditëlindjes së gruas me të cilin kishte një fëmijë 15 muajsh.

Ndërkohë ai kishte dhe dy fëmijë të tjerë 8 dhe 10 vjeç nga një lidhje e mëparshme. Edhe Emilie kishte një vajzë 10 vjeçe e cika bashkë me më të voglën, në momentin e tragjedisë ishin në shtëpi me gjyshërit. /a.y/noa.al