Transmetuar më 16-06-2017, 13:32

Nuk punon dhe nuk ka asistencë, kështu që e detyron të birin 5 vjeç që të jetojë në kushte katastrofë. Në baba u arrestua nga policia angleze në Bristol nën akuzën e keqtrajtimit të të miturve, pasi policia zbuloi gjendjen e apartamentit ku jetonin.

Pisllëk, jashtëqitje qeni dhe mbeturina, ambient aspak i përshtatshëm për një fëmijë të vogël. Siç shkruan “The Sun”, burri kishte refuzuar asistencën duke thënë “Do mendojë Zoti për ne”.

36- vjeçari tashmë po gjykohet por mohon çdo akuzë për dhunë ndaj të birit. Denoncimi mbi gjendjen ku jetonte burri me të birin, u denoncua nga motra e tij.

“Buka ishte plot me miza dhe ai tymoste marijuanë vazhdimisht”, tha gruaja në polici.

Ndërkohë në banesë nuk kishte asnjë detergjent apo produkte të higjienës personale. /a.y/noa.al