Transmetuar më 16-06-2017, 11:08

Shpëton djalin i cili rrezikon të mbytet në det, por gjen vdekjen vetë mes dallgëve. Roja bregdetare rikuperoi trupin e pajetë të Brandy Mosley, 33 vjeçe nga Texas, pasi gruaja u hodh mes dallgëve të detit, për të shpëtuar djalin 4 vjeç.

Gruaja ishte në plazh me të birin dhe një të afërm tjetër, kur pa se i biri i cili po luante në plazh, u përpi nga dallgët, shkruan noa.al.

Menjëherë gruaja u lëshua në ujë për të nxjerrë të birin, por nuk doli vetë e gjallë.

Ngjarja e rëndë u shënua këtë të hënë, ndërsa trupi i nënës së re amerikane u gjet vetëm gjatë së martës. /a.y/noa.al