Transmetuar më 16-06-2017, 10:20

Disa akse rrugore në Tiranë pritet të mbyllen, për shkak të punimeve nga Kryqëzimi i Tiranës së Re deri tek mbikalimi në afërsi të Fabrikës së miellit. Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të bllokohet segmenti rrugor nga rrethrrotullimi në afërsi të Akademisë së Sigurisë deri tek kryqëzimi i Tiranës së Re, dhe nga kryqëzimi i Tiranës së Re deri tek rreth rrotullimi në afërsi të Kopështit Zologjik.

Bllokimi i këtyre rrugëve do të zgjasë deri në përfundim të segmentit.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve mund të lëvizin në drejtim të Elbasanit nga rrethrrotullimi në afërsi të Kopështit Zoologjik në trajektoren normale.

“Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe të respektojnë rradhën e trafikut gjatë kohës që ky segment do të jetë i bllokuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /k.k/noa.al/