Transmetuar më 16-06-2017, 10:04

Një adoleshente është bërë objekt e komenteve të ashpra pas publikimit të kësaj videoje, ku ajo shfaqet duke bërë një veprim të pahijshëm për një 14-vjeçare. Ajo e ka lidhur qenin me litar në qafë, dhe në një moment e rrotullon me forcë të madhe, gati sa nuk i këput kokën.

Pas këtij momenti, vajza qesh dhe qeni ndihet i lodhur.

Një hetim ka nisur nga RSPCA, qendra e abuzimit ndaj kafshëve, sepse vajza ka abuzuar rëndë me qenin.

Shumë njerëz e kanë komentuar këtë gjë si djallëzore dhe të neveritshme. Mendohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Bovey Tracey të Devon, si dhe është fshirë nga rrjetet sociale por nuk ka shpëtuar pa u marrë nga të tjerët. /k.k/noa.al/