Transmetuar më 16-06-2017, 09:55

Stina e verës sjell edhe temperatura të larta, shpesh të papërballueshe. Nëse në ambient të jashtëm termometri shënon 30 gradë celcius, në makinë ka një temperaturë që i kalon 40 gradët.

Këtë shembull po e japim për t’iu këshilluar që të mos pini ujin që e keni harruar në makinë.

Studimet tregojnë se gjatë ngrohjes, shishet plastike lëshojnë kemikatin bisfenol A, i cili shkakton çekuilibër hormonal dhe lidhet me shumë sëmundje, si mbipesha dhe diabeti.

Në temperatura të larta paketimi në plastikë shkakton lirimin e metalit antimon, si cili po ashtu është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. /k.k/noa.al/