Transmetuar më 15-06-2017, 19:38

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sqaron nëse personat e pajisur me vizë turistike mund të punojnë teksa qëndrojnë në tek të afërmit e tyre.

Duke publikuar skicat e një dialogu në, ambasada amerikane shkruan, “Uau! Shqipëri, ti vazhdon të më befasosh. Mbrëmë isha në një restorant vendas, ku hëngra qengjin më të mirë që kam provuar ndonjëherë dhe bëra një bisedë interesante me shefin e kuzhinës. Edhe pse ai donte vërtet të shkonte në SHBA për të punuar në restorantin e xhaxhait të tij, i thashë se nuk lejohet të punosh kur ke një vizë të kategorisë B1/B2. Ju lutemi, mos harroni se vizat turistike nuk janë viza pune. Kjo do të thotë se nuk mund të punoni për të afërmit në SHBA”. /a.y/noa.al