Transmetuar më 15-06-2017, 19:14

Kompania e njohur “Nintendo” ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë të apasionuarit e lojës “Super Mario”, ku ka deklaruar se do ta rikthejë sërish në një variant më të avancuar.

Drejtuesi i kompanisë së njohur beson se loja e njohur për shumë njerëz në mbarë botën, do të thyejë rekord shitjesh që në këtë vit.

Sipas drejtuesit të kompanisë aplikacioni do jetë i avancuar dhe personazhi I njohur do të duket më real.

“Super Mario Odisea”, modeluar në Neë York, i cili kthehet sërish në tetor, ka qenë loja e parë që përfshiu një hidraulik në botën joreale.

Risi e kësaj loje është se të gjithë ata që do të luajnë, do të kenë mundësi të lënë përgjysëm një mision për ta vazhduar sërish kur të dëshirojnë aty ku u shkëputën./a.k/noa.al/