Transmetuar më 15-06-2017, 18:46

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur këtë të mërkurë në Grossetano të Italisë. Një grua 42- vjeçare, Morena Zinzi, humbi jetën pasi u aksidentuar me makinë, teksa ishte në telefon me të bijën.

Vajza e kishte marrë të ëmën në telefon për ta informuar se ishte aksidentuar.

Ishte pikërisht vajza ajo që lajmëroi ndihmën e shpejtë pasi asistoi nëpërmjet telefonit në përplasjen e së ëmës me makinë, por fatkeqësisht për 42- vjeçaren italiane nuk u bë gjë, shkruan noa.al.

Vajza ishte aksidentuar me makinë dhe ndodhej në ndihmën e shpejtë në Grosseto me plagë të lehta, kur pak orë më vonë telefonoi të ëmën që të shkonte ta merrte.

Gruaja teksa ishte në telefon me të bijën, u aksidentua duke dalë nga rruga, ndërkohë që vajza dëgjoi gjithçka.

Pas një sërë tentativash për të komunikuar me të ëmën, e reja lajmëroi ndihmën e shpejtë, ku u konstatua vdekja e gruas. /a.y/noa.al