Transmetuar më 15-06-2017, 14:15

Shkon në 12 numri i viktimave që u përfshinë nga zjarri në ndërtesën 27 katëshe në perëndim të Londrës.

Sipas BBC, 68 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Zjarrfikësit mundën të shpëtonin rreth 65 persona nga kulla Grenfell, pas telefonatës që ata bën gjatë mesnatës së kaluar. Disa prej banorëve të kësaj ndërtese janë hedhur edhe nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit.

Rrëfimet e të mbijetuarve pas ngjarjes së rëndë janë rrëqethëse. Nga ana tjetër kryeministrja Theresa May është shprehur se do të ketë një hetim të detajuar për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit. /a.y/noa.al/