Transmetuar më 15-06-2017, 13:28

Mirel Josa i ka dhënë fund aventurës si trajner i skuadrës së Tiranës. Ai nuk do të jetë në krye të pankinës bardheblu në edicionin e ardhshëm, ku Tirana për herë të parë në histori, do të luajë në kategorinë e parë.

Lajmi është zyrtarizuar ditën e sotme pas një bashkëbisedimi mes presidentit Refik Halili dhe teknikut i cili drejtoi bardheblutë në sezonin që u mbyll me një rënie historike nga kategoria.

Palët janë ndarë miqësisht dhe nuk do të ketë pretendime për detyrime financiare, duke ndërprerë me marrëveshje marrëdhënien kontraktuale mes tyre, e cila zgjatej edhe në sezonin e ardhshëm.

Tirana do të nisë sot pasdite stërvitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Europës pa trajnerin Josa, me ekipin që do t’i besohet dyshes Egbo­-Gvozdenoviç. /k.k/noa.al/