Transmetuar më 15-06-2017, 11:15

Një grua nga India kishte kruajtje në sy dhe ju drejtua mjekut për konsultë. Ajo që rezultoi i shokoi të gjithë. Mjekët i nxjerrin nga syri i saj një krimb të gjatë rreth 7 centimetra.

Mjekët kryen ekzaminime të ndryshme për të përcaktuar shkakun e problemit të saj para se të bënin zbulimin e habitshëm.

Krimbi që u strehua në syrin e saj ishte një dirofilaria.

Këta krimba, të cilët mund të shkaktojnë një infeksion të quajtur dirofilariasis, zakonisht transmetohen nga mushkonjat, pleshtat e morrat.

Thuhet se ka më pak se 900 raste të dirofilariasis në mbarë botën që kur u dokumentua së pari në 1885, sipas Journal of Parasitic Diseases.

Shumica e rasteve raportohen nga Evropa Jugore dhe Lindore, Sri Lanka, Italia, Franca, Greqia dhe Spanja. Pë më shumë shikoni videon.