Transmetuar më 15-06-2017, 10:19

Në shtete të ndryshme ekzistojnë rregulla të ndryshme. Një burrë është ndaluar nga policia në Tunizi, pasi piu cigare gjatë muajit të Ramazanit. Ai u dënua nga një gjyktaë me 1 muaj burg.

Ky veprim i tij, sipas një grupi të të drejtave të njeriut, është shkelje absurde e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, dhjetra njerëz kanë protestuar të dielën në kryeqytetin e Tunizisë për të drejtën për të ngrënë dhe pirë gjatë Ramazanit, raporton BBC.

Rreth dy javë më parë katër persona janë dënuar me burg pasi hëngrën në publik. Sipas Amnesty International nuk ka ligje në Tunizinë myslymane që detyron njerëzit të agjërojnë ose ti ndalojnë ata që të hanë apo të pijnë duhan në publik gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. /k.k/noa.al/