Transmetuar më 15-06-2017, 08:54

Një lëkurë e bukur dhe e përsosur është ëndrra e çdo gruaje. Kozmetika moderne ofron shumë produkte që garantojnë kujdes të përsosur të lëkurës. Por jo të gjitha janë natyrale. Trupi ynë ndryshon me procesin e plakjes, kështu që zbardhja e lëkurës, rrudhat, pikat dhe elasticiteti i dobët janë shenja të dukshme të pleqërisë.

Kush nuk dëshiron të duket më i ri? Ky ilaç natyral do t’ju ndihmojë të rifreskoni fytyrën tuaj dhe të “ktheheni” në kohë së paku 10 vjet.

Kujdesi i lëkurës me limon dhe mjaltë

Limonët janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, e cila është një antioksidant i rëndësishëm. Limoni ndihmon gjithashtu për të pastruar lëkurën tuaj dhe që ajo të ketë shkëlqim. Lëngu i limonit është shumë i shëndetshëm, i njohur për vetitë e tij antibakteriale. Ky lëng do të freskojë dhe rinojë lëkurën tuaj.

Ja se çfarë duhet të bëni:

Filloni duke prerë limonin në gjysmë. Pastaj, merrni njërën gjysmë dhe shtoni pak mjaltë mbi të. Tani, masazhojeni me të fytyrën butësisht. Ju gjithashtu mund të trajtoni edhe zona të tjera të trupit tuaj.

Lëreni të veprojë për 10 minuta. Pas kësaj, pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Për të mbyllur poret, lani fytyrën me ujë të ftohtë. Përsëriteni procedurën një herë ose dy herë në javë për rezultate optimale.