Transmetuar më 15-06-2017, 07:57
Publicitet

Dashi

Zakonisht dashuroheni me meshkuj të kujdesshëm dhe magjepsës. Por fatkeqësisht, ndonjëherë ata kërkojnë më shumë kohë dhe energji nga ajo çka ju jeni të gatshme të jepni. Merrni lirinë që t’u thoni që keni nevojë për hapësirën tuaj, ose thjesht bllokojini nga telefoni.

Demi

Meshkujt pasionantë dhe të vendosur gjithnjë ju tërheqin vëmendjen. Nga ana tjetër, ju njiheni për këmbëngulje deri në vdekje, pra Zoti qoftë me ju nëse jeni të dy kaq kokëshkëmb.

Binjakët

Duke qenë vetë shumë argëtuese, përgjithësisht keni tendencën të dashuroheni me meshkuj karizmatikë dhe aventurierë. Pra, nëse shihni një djalë që është i gatshëm të ndërmarrë rreziqe të çmendura, e hëngrët! Edhe nëse nuk janë domosdoshmërish të tillë, duhet të tregohen të aftë për të mbajtur ritmin tuaj, përndryshe do të harrohen shumë shpejt.

Gaforrja

Duke qenë tipa shumë emotivë, zakonisht preferoni meshkuj karizmatikë por që ju japin stabilitet emocional. Dhe duke qenë se me shumë mundësi preferoni një natë në shtëpi sesa një në club, jeni shenja që ka më shumë probabilitet për t’u dashuruar me një koleg. Shiheni me ta gjatë gjithë kohës, u besoni dhe e dini që do të jenë gjithmonë aty.

Luani

Ju dashuroni tipat inteligjentë dhe kreativë që ju frymëzojnë me unikalitetin, shijen dhe vendosmërinë e tyre. Ju jeni një udhëheqëse e lindur dhe sigurisht që doni të dukeni, kështu që vendi ideal i “gjuajtjes” për ju, do të ishte padyshim një tapet i kuq. Dhe njerëzit duhet të ndalojnë së ju gjykuari që shkoni të paftuar nëpër evente.

Virgjëresha

Keni tendencën të dashuroheni me tipa artistikë dhe emocionalë, që ju mbështesin dhe kujdesen për ju, shkruan intv. Por kjo ndonjëherë mund të kthehet në anën e kundërt nëse përfundoni me ndonjë gomar që i pëlqen kaq shumë që ju kujdeseni për të sa nuk jep asgjë në këmbim. Nëse kjo ndodh, jepini vetes mundësinë të gjeni atë tipin për të cilin po flisnim në fillim.

Peshorja

Energjia, vetëbesimi dhe shpirti i iniciativës gjithmonë ju tërheq vëmendjen. Duke qenë vetë shumë energjike, i vlerësoni meshkujt që arrijnë dhe duan të mbajnë ritmin tuaj. Më shumë sepse nëse do t’ju duhej të vraponit sërish pas një tjetër idioti për të mbajtur ritmin e tij, do t’ju zërë gjumi në mes të ndonjë rruge.

Akrepi

Keni dobësi për partnerët e kujdesshëm, praktikë dhe të durueshëm, që do të jenë në krahun tuaj për një kohë të gjatë dhe që do t’ju përkushtohen kur të keni nevojë. Jeni një shenjë që jepni shumë, por le të themi të vërtetën: Keni gjithashtu nevojë që t’ju japin shumë. Në momentin që gjeni dikë që di si të përballet me humorin tuaj të paqëndrueshëm, mbajeni sepse është i duhuri.

Shigjetari

Ju dashuroni meshkujt inteligjentë dhe mendje-hapur që janë të gatshëm të jenë me ju në çdo aventurë që do të ndërmerrni. Ata që janë të mbushur me energji dhe që s’kanë frikë nga asgjë, do t’ju rrëmbejnë zemrën.

Bricjapi

Duke qenë se jeni pothuajse gjatë gjithë kohës në punë, preferoni meshkujt besnikë, të ndjeshëm dhe të dashur, që ju bëjnë të ndiheni të sigurta. Agjenda juaj s’ka aspak kohë për ata që nuk e dinë nëse ju duan ose jo.

Ujori

Natyra juaj ëndërrimtare dhe gjithnjë në ndryshim, është perfekte për tipat artistikë, të guximshëm dhe që e dinë me saktësi cilët janë. Meshkujt që kanë një këndvështrim origjinal të cilin nuk e vënë në kompromis për asgjë, janë ata që bëjnë për ju.

Peshqit

Dashuroni meshkujt e qëndrueshëm, që ju ndihmojnë kur keni nevojë si dhe ata që janë enciklopedi të vërteta. Keni nevojë që një mashkull të sjellë strukturë dhe mbështetje në jetën tuaj ëndërrimtare dhe të mbushur me kaos. Në këmbim, ai ka për të marrë partneren më romantike që ka pasur ndonjëherë.