Transmetuar më 15-06-2017, 07:30

Shumë njerëz janë të fiksuar pas parfumeve, erërave të tyre. Por teksa vera ka ardhur, ne e gjejmë veten gjithnjë e më shumë në aromën tonë të preferuar. Askush nuk dëshiron të kalojë verën në gjendje paranoje se mund të mbajnë erë të keqe, por nëse dëshironi të hidhni parfum para se të dilni nga shtëpia duhet të mendoheni pak.

Kombinimi i parfumit apo pasrrojës dhe ekspozimi në diell është një lajm i keq. Të hedhësh parfum apo pasrrojë në gjoks dhe qafë dhe të dalësh menjëherë jashtë në diell  shkakton një sëmundje të lëkurës së quajtur Pikiloderma of Civatte.

Shfaqja e saj është tek ngjyra e lëkurës, qoftë hiper apo hipopigmentim dhe kapilarë të thyer”, thotë dermatologia Chanele Rosa për The Sun.

Ndoshta nuk keni dëgjuar më parë për këtë, por ajo mund të ndodhë jo më shumë si rezultat i parfumit, se sa dalja në rrezet e diellit. Chanele shpjegon edhe dëmet që ndodhin nga përdorimi i tharëses së flokëve apo përdorimi i Saunës.

“Përdorimi i saunës, avullit apo mbajtja e tharëses së flokëve shumë afër fytyrës mund të shkaktoj shfaqen e venave të vogla. Kjo është si rezultat i nxehtësisë së këtyre pajisjeve. Dermatologët thonë se trajtimi më efektiv është përdorimi i ekranit mbrojtës, i cili duhet të jetë të paktën SF30. /b.l/noa.al/