Transmetuar më 14-06-2017, 21:49

Një mësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para disa ditësh shokoi opinionin publik në vend, teksa ra në pranga pas akuzave për marrëdhënie seksuale me tre nxënës të saj.

Gjatë ditës së sotme ajo ka dalë para trupit gjykues në SHBA dhe e ka lënë të lirë atë deri në një vendim përfundimtar.

Erin McAuliffe është lënë e lirë përkohësisht pasi ka paguar garancinë prej 150 mijë dollarësh, ndërsa seanca e radhës ndaj saj raportohet se do zhvillohet më 29 qershor.

Mësuesja 25-vjeçare e matematikës, Erin McAuliffe jepte mësim në një shkollë të mesme publike në Karolinën e Veriut.

Hetimet për mësuesen kishin nisur që në maj pas dyshimeve nga zyrtarët e shkollës së mesme.

Mediat amerikane shkruajtën para disa ditësh se mësuesja i kryente takimet me nxënësit jashtë shkolle.

Sipas zyrtarëve të policisë, nxënësit me të cilët dyshohet se mësuesja ka bërë seks, janë 2 të moshës 17-vjeçare ndërsa një tjetër 16-vjeç./a.k/noa.al/