Transmetuar më 14-06-2017, 21:23

Policia e Londrës në Angli publikoi pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë gjatë një grabitje të frikshme në një banesë.

Një grua e terrorizuar e gjen veten ballë përballë me një grup hajdutësh, të cilët i kishin hyrë gjatë natës në shtëpi, pak pasi ajo kishte vënë djalin 6 vjeç për të fjetur.

Kriminelët e bllokuan gruan dhe më pas i vodhën argjendaritë me vlerë mijëra euro. Policia thotë se katër burrat janë autorë të së paku 15 vjedhjeve në Londër, ndërsa janë mbajtur nën monitorim duke u arrestuar. Për krimet e kryera, këtë të martë ata u dënuan me 23 vite burg. /a.y/noa.al