Transmetuar më 14-06-2017, 21:11

Një person u plagos me thikë prag mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shpëtim Robaj” në lagjen “Tukabahqe”, ku personi që shikoni në video dhe fotografi është plagosur me thikë.

Ai dëgjohet duke rënkuar prej dhimbjes, ndërkohë që asnjë nga qytetarët nuk i afrohet.

Mësohet se vetëm më vonë pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës i plagosuri u dërgua në spital, për marrjen e mjekimit të nevojshëm.

Policia e Prishtinës thotë se është duke hetuar për rastin, për të zbuluar më shumë mbi çfarë ka ndodhur. /a.y/noa.al