Transmetuar më 14-06-2017, 20:18

Zgjedhja e emrit për fëmijën që pritet të vijë në jetë nuk është e thjeshtë dhe shpesh prindërit e gjejnë veten duke u zënë, pikërisht për të imponuar zgjedhjen e tyre.

Por ndërsa një emër mund të jetë shumë i preferuar, jo të gjithë e dinë kuptimin që mbart ai.

Pikërisht për të bërë të vetëdijshëm prindërit e rinj sajti ‘Closer’ ka zbuluar kuptimin e disa prej emrave më popullorë në Britaninë e Madhe. Emri Emily vjen nga latinishtja “Aemilia” dhe do të thotë “rivale”.

Lea vjen nga hebraishtja dhe do të thotë “e lodhur”, ndërsa Molly do të thotë e “hidhur”.

Emri Klaudia vjen nga latinishtja dhe nënkupton “e çalë”, “e mangët”.

Cecilia vjen nga latinishtja dhe do të thotë “e verbër”.

Lola do të thotë “zonja e dhimbjeve”. Ndërkohë Maria vjen nga fjala hebraike “e hidhur”, Desdemona do të thotë “mizerje”.

Edhe emrat e djemve kanë kuptime jo fortë të zakonta, shkruan noa.al. Emri Calvin vjen nga gjuha frënge dhe do të thotë “tullac”, ndërsa Cameron do të thotë “hundë shtrembër”.

Emri Kennedy do të thotë “kokë shtrembër”, Tristan do të thotë “i trishtuar”.

Pasi keni lexuar disa nga kuptimet, ju që jeni në pritje për t’u bërë prindër bëni mirë të lexoni më shumë mbi kuptimin e emrave, në mënyrë që i vogli juaj të mos zhgënjehet më vonë. /a.y/noa.al