Transmetuar më 14-06-2017, 18:29

Një zjarr i fuqishëm përfshiu Grenfell Tower në Latimer Road, në zonën perëndimore të Londrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia angleze konfirmon se nga zjarri i rënë në kullën 27-katëshe janë 12 të vdekur dhe 74 të plagosur, 20 prej tyre në gjendje të rëndë.

Dyshohet se mund të ketë ende persona brenda godinës, duke rrezikuar që numri i viktimave të vijë në rritje, ndërkohë që kulla rrezikon shembjen.

Flakët e zjarrit përfshinë 24 nga 27 katet e grataçelës. Flakët e zjarrit pavarësisht ndërhyrjes së mbi 200 zjarrfikësve me mbi 40 mjete, nuk janë shuar ende plotësisht.

Ndërkohë mbetet ende mister shkaku i rënies së zjarrit. /a.y/noa.al