Transmetuar më 14-06-2017, 11:41

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Kinën e largët, ku një edukatore i ka mbyllur gojën me ngjitës një fëmije, pasi hante ngadalë.

Ajo u pushua menjëherë nga puna, pas publikimit të pamjeve të tmerrshme.

Në një video rreth 10 sekonda, duket se si edukatorja Hong e merr nga rreshti, ku janë edhe fëmijë të tjerë duke ngrënë, dhe e rrethon dy herë me ngjitës në gojë.

Drejtorja e kopshtit, e quajtur Shi, tha se ngjarja e ndodhur me 7 qershor e ka habitur dhe se nuk e dinte që një gjë e tillë ndodhte, derisa prindërit dërguan ankesa dhe filmime.