Transmetuar më 14-06-2017, 11:13

Një shqiptar ka treguar tmerrin që pa me sy gjatë rënies së zjarrit në një kullë në Londër. Saimir Leshi dhe bashkëshortja e tij Eliane Lara, treguan për BBC se u zgjuan rreth orës 1:30 pasi dëgjuan ulërimat e njerëzve që kërkonin ndihmë.

“Ishte shumë shqetësuese kur i dëgjoje,” ka deklaruar Eliane. “Zjarri po përhapej kaq shpejt.”

Lleshi ka treguar se banesa e tyre ndodhet në një bllok më të ulët pranë Grenfell, përballë kullës 24-katëshe.

Kulla përballë tyre po digjej dhe ata mund të shihnin zjarrin që përhapej përmes ndërtesës, së pari nga njëra anë, pastaj nëpër të gjitha katet dhe poshtë përmes saj.

Çifti tregon se panë njerëzit teksa lidhnin litarë dhe i lëshonin poshtë në tentativë për të dalë nga banesat e tyre.

“Fëmijët tanë ishin të tmerruar, thjesht u përpoqëm t’i mbanim të qetë”, thotë Saimiri.