Transmetuar më 13-06-2017, 22:27

Të gjithë e dimë që një njeri në moshën 91-vjeçare është i ngathët dhe me zor lëviz ose edhe nuk lëviz dot pa ndihmën e të tjerëve.

Megjithatë kjo nuk vlen për Johanna Quaas e cila nuk qendron shtrirë duke ngrysur ditët e fundit të jetës por bën gjimnastikë në palestër duke i lënë të gjithë të befasuar me shkathtësinë e saj.

Në vitin 2012, ajo u shpall nga libri i rekordeve Guiness, si gjimnastja më e vjetër në botë, atëherë në moshën 86 vjeçare.

Sot pas 5 vitesh, Johanna Quaas, nga Halle në Gjermani, vijon të praktikojë gara dhe ushtrime çdo vit duke qenë po e njëjta.

Për më shumë shihni pamjet e mëposhtme:/a.k/noa.al/