Transmetuar më 13-06-2017, 21:51

Eusebio di Francesco është trajner i ri i skuadrës së Romës.

Ish-trajneri i Sasuolos ka nënshkruar me kryeqytetasit deri në vitin 2019.

Lajmi është zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate të klubit verdhekuq.

“AS Roma është e lumtur t’ju komunikojë se Esuebio Di Francesco është trajner i ri i skuadrës së parë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së “Serisë A”.

Para se të kalonte te Roma, Eusebio di Francesco kishte drejtuar Sasuolon për 5 sezone me radhë./a.k/noa.al/