Transmetuar më 13-06-2017, 21:05

Me qindra besimtarë të devotshëm i nisën drejt tempullit Knock, pasi një adoleshent tha se kishte patur një vegim se në këtë vend do të shfaqej Virgjëresha Mari.

14 vjeçari ndodhej në vend të shenjtë në Fatima të Portugalisë në maj, ku tha se pati vegime të Marisë, e cila i zbuloi se do të shfaqej sërish në Knock, në orën 3 të pasdites të së shtunës.

Kështu, me qindra njerëz u mblodhën gjatë fundjavës në këtë vend të shenjtë në Irlandë, me shpresën se do të bekoheshin. Në një video mesazh të postuar në internet, babai i adoleshentit tregoi se çfarë kishte dëshmuar i biri në Portugali.

"Për dy ditë djali pa Zonjën Tonë në Fatima. Ai i pati vegimet në gjuhën portugeze dhe ishte në gjendje që të kuptonte çdo fjalë. Ai ka dhuntinë për të kuptuar çdo vegim”, shpjegoi babai i adoleshentit.

Të shtunën ishin të shumtë ata që pritën, madje një besimtar bëri edhe fotografi të reve që largoheshin. Disa deklaruan se rrezet binin mbi njerëzit ishin bekuar nga një fuqi e mbinatyrshme. Megjithatë të tjerë mbeten skeptikë. Virgjëresha Mari besohet se është shfaqur në Tempullin Knock , në vitin 1879.