Transmetuar më 13-06-2017, 20:13

Kolumbia, vendi ku martesa e të njëjtit seks është e ligjshme, që nga viti i kaluar ka njohur zyrtarisht martesën mes tre meshkujve.

“Donim të zyrtarizonim familjen tonë. Jemi një familje e mbushur me shumë dashuri”, ka deklaruar një prej tre anëtarëve të familjes, Victor Hugo Prada, me profesion aktor.

Kjo është hera e parë që një martesë mes tre meshkujsh ndodh në Kolumbi, ndoshta edhe në botë.

“Kjo lloj martese është e zakonshme më shumë se sa mendohet, por është hera e parë që diçka e tillë bëhet e ligjshme”, ka thënë për AFP-në gjermane, Rincon Perfetti, avokat në shoqatën e LGBTI-së.

Në Kolumbi çiftet homoseksuale kanë të drejtë të birësojnë fëmijë, të cilët janë fëmijë biologjikë të një prej dy partnerëve./a.k/noa.al/