Transmetuar më 13-06-2017, 19:10

Një djalë ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale pasi i ka vendosur maskë qeni të dashurës dhe e ka tërhequr me një litar. Pamjet e publikuara janë filmuar nga një kliente në një dyqan perimesh.

Kjo ishte diçka qesharake dhe poshtëruese në të njëjtën kohë. Çifti ecte i qetë në dyqan, teksa vajza ishte e veshur me fustan dhe taka të larta e ndiqte e qetë djalin njësoj si të ishte kafshë shtëpiake.

Në video duket se gjithë klientët që i shikonin duke ecur në atë mënyrë ndaleshin të çuditur për të parë se çfarë po ndodh mes tyre.

Videoja është hedhur në YouTube dhe është parë me mijëra herë. Lidhur me të kanë qenë të shumta komentet që njerëzit kanë dhënë.

Shumica e tyre e quajnë demoralizuese dhe aspak argëtuese këtë veprim, ndërsa theksojnë se vajza ka treguar shumë pak vlerë për veten e saj duke pranuar të luajë rolin e një kafshe. /b.l/noa.al/