Transmetuar më 13-06-2017, 18:13

Me telajon e lidh një miqësi 35-vjeçare, por që duket se është nga ato dashuri që nuk mbarojnë deri në fund të jetës. “Ngjyrat e jetës”, designer Anila Hetoja sjell përvojën kanadeze në Tiranë

Me telajon e lidh një miqësi 35-vjeçare, por që duket se është nga ato dashuri që nuk mbarojnë deri në fund të jetës.

Dhe Anila Hetoja e thotë me siguri këtë.

Që në moshën 5 vjeç kur mësoi të vizatojë e deri më sot, ajo ndjehet më shumë se kurrë e dashuruar me ngjyrat.

Anila ka studiuar ekonomi në Tiranë, por me pikturën nuk u nda asnjëherë.

Falë talentit, shijet e saj artistike i kultivoi më tutje gjatë studimeve universitare pranë Universitetit “RÇ Yorkville”, Toronto, Kanada, ku u diplomua me rezultate të larta në profilin “Interior Design”.

Me rikthimin në Tiranë, Anila nuk humbi kohë por nisi punën për ekspozitën e parë me tematikë “LOVE”, ku publikoi 40 punime të saj.

Ekspozita e parë ishte ogur i mirë për artisten e re e cila pas pak kohësh përgatiti ekspozitën e saj të dytë.

Kjo ekspozitë erdhi më ndryshe për artdashësit, ajo ishte në bashkëpunim me një kolege artiste të re dhe punimet kishin si tematikë veshjet tradicionale.

Pasioni për designer

Interior designer është një profesion që dita-ditës po tërheq mjaft syresh të cilët duan të arredojnë me shije ambientet e shtëpisë apo dhe punës.

Në shtëpinë e saj, artistja shkodrane të flet përmes ngjyrave, pikturat në mur dhe arredimi janë në sinkron të përkryer dhe kjo e bën atë të veçantë.

Shijen e saj të hollë kërkon ta ndajë dhe me miqtë që e ftojnë herë pas here të japë këshilla se si mund të jetë atraktiv ambienti i tyre dhe si mund të personalizohet ai pa qenë nevoja të kthehemi në imitues të këqij.

Planet në të ardhmen“Në planet e mia është ekspozita e tretë e cila do të ofrojë një larmi ngjyrash që do të përcjellin mesazhin për jetën, dashurinë.

Nëpërmjet artit pamor, atë që s’mund të shprehet me fjalë, artisti e shpreh përmes penelave duke shpalosur talentin e tij në gërshetimin e ngjyrave dhe ku mjeshtëria e përdorimit të ngjyrave evidenton shijet artistike të një piktori nga një tjetër”, - shprehet artistja e re.

Dhe Anila Hetoja e thotë me siguri këtë.

Që në moshën 5-vjeç kur mësoi të vizatojë e deri më sot, ajo ndjehet më shumë se kurrë e dashuruar me ngjyrat.

Anila ka studiuar ekonomi në Tiranë, por me pikturën nuk u nda asnjëherë.

Falë talentit, shijet e saj artistike i kultivoi më tutje gjatë studimeve universitare pranë Universitetit “RÇ Yorkville”, Toronto, Kanada, ku u diplomua me rezultate të larta në profilin “Interior Design”.

Me rikthimin në Tiranë, Anila nuk humbi kohë, por nisi punën për ekspozitën e parë me tematikë “Love”, ku publikoi 40 punime të saj.