Transmetuar më 13-06-2017, 16:48

Aplikacioni i ri Snapchat duket se do të sjellë një përditësim të ri, ku do të keni të vështirë të publikoni fotografi personale, të cilat nuk mund ti ketë askush.

Ky program tregon momentin që dikush merr pamjet tuaja, por në versionin e ri të iPhone do të ketë një metodë të re, ku nuk mujnd të zbuloni nëse dikush jua merr fotografitë.

"Screen Recording" quhet funksioni i ri që do të sjellë kompania Apple, e cila mund të ruajë automatikisht çdo gjë si video në albumin e fotografive.

Duket se një gjë e tillë do të ulë numrin e përdoruesve të këtij programi, pasi të gjithë publikojnë fotografi personale duke menduar se askush nuk mudn t’i marrë dhe ti shpërndajë në rrjetet sociale.