Transmetuar më 13-06-2017, 12:14

Xhani De Biazi do të largohet nga pankina Kuq e Zi pas përfundimit të eleminatoreve të botërorit 2018. Në një konferencë për shtyp, De Biazi deklaroi se do t’i japë fund aventurës në Shqipëri, ku gjatë drejtimit të skuadrës, arriti që të marrë pjesë në kampionatin europian.

“Në fund të kualifikueseve do të largohem. Çdo fillim e ka edhe një fund. Kam një kontratë të cilën po e respektoj. Pas Izraelit shumë donin të bënin gati funeralin tim”, tha iltalo-shqiptari.

De Biazi foli për raporte të mira me FSHN-në dhe me kreun e këtij institucioni. /k.k/noa.al/