Transmetuar më 13-06-2017, 11:09

Prej dy muajsh kishte bërë gati procedurat burakratike të nevojshme për ndarjen, por nuk e kishte menduar kurrë se do e linte e shoqja.

Pasi dyshonte se e tradhtonte me një tjetër, e ndoqi gjatë së shtunës mbrëma dhe kur e pa të përqafuar me një burrë, vendosi që ta vrasë me thikë, por u ndalua nga turma e njerëzve të pranishëm në rrugë.

Ngjarja e rëndë të cilën e shihni në videon që sjell noa.al ndodhi në zonën perëndimore të Rio de Janeiro, në Brazil.

Policia bëri të ditur vetëm emrin e pagëzimit të agresorit, i identifikuar si Luiz Henrique, ndërsa gruaja quhet Kenia Yara.

Burri e qëlloi gruan disa herë, por më pas u bllokua dhe sulmua nga të pranishmit. Që të dy ndodhen të shtruar në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë. /a.y/noa.al