Transmetuar më 13-06-2017, 10:29

Gjermania është tronditur nga një sulm me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në një stacion metroje në Unterföhring, pranë Mynihut, ku një person qëlloi me armë zjarri.

Një dëshmitar tha për Bild se “ka pasur pesë të shtëna. Ne kishim për të lënë trenin”.

Menjëherë pas ngjarjes, agresori u plagos nga policia dhe më pas u arrestua. Mediat vendase shkruajnë edhe për dy persona të plagosur.

“Nuk ka rrezik për popullatën.Po punojmë për ta sqaruar këtë situatë”, tha zëdhënësi i policisë, Michael Riehlein.

Sakaq policia gjermane thotë se nga hetimet paraprake nuk ka asnjë indicje që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin. /k.k/noa.al/