Transmetuar më 13-06-2017, 09:00

Nëse e përdorni rregullisht Facebook, do e keni vënë re një “modë” të fundit, ku në rrjetin social me foto që prekin emocionalisht kërkohet mbështetja e përdoruesve.

Në to stimulohet thjesht dhe vetëm të komentohet “Amen”, një veprim në pamje të parë i thjeshtë, por që mund të sjellë pasoja më serioze.

Kërkesa vjen nga faqe të ndryshme në Facebook që e kanë të qartë objektivin e kërkesës, të mos ndihmojë askënd që shfaqet në postim, por thjesht dhe vetëm të shtojë numrin e ndjekësve në rrjetin social.

Dhe pikërisht pëlqimi ‘Like’ dhe komentet po i ndihmojnë shumë në këtë drejtim, pasi sa më shumë të jenë aq më shumë përhapet postimi në Facebook, shkruan noa.al.

Nga ana tjetër ka dhe nga ata që kërkojnë ndihmë ekonomike për “viktimat” të cilat më pas i përvetësojnë duke mbushur portofolin. Kështu që asnjë jetë nuk shpëtohet me “Like” dhe “Amen”, por vetëm se këto faqe përfitojnë nga ndjenjat tuaja. /a.y/noa.al