Transmetuar më 12-06-2017, 21:18

Femrat e vuajnë shumë çështjen e të pasurit një lëkurë të bukur dhe të re për gjithë jetën, por me kalimin e viteve, të gjitha do përballen me ndryshimet që jep mosha.

Por, ju mund ta parandaloni plakjen dhe mund t’i jepni shumë vite rini lëkurës tuaj vetëm nëse kujdeseni për të.

Specialistët vazhdojnë të këmbëngulin se njëri prej faktorëve që ndikon drejtpërdrejt në bukurinë dhe rininë e lëkurës është ushqimi që i japim trupit çdo ditë, shkruan living. Sa më i shëndetshëm e i zgjedhur ai, aq më e bukur, e re dhe e freskët është lëkura.

Në udhëzimet e mëposhtme, përpiqu të gjesh një qasje praktike që të ndihmon të zgjedhësh ushqimet dhe suplementet, të pasura me vlera ushqimore, vitamina dhe minerale, për të cilat trupi ka nevojë.

Dieta kundër plakjes:

Përbërësit kryesorë: Peshku, Proteina (fileto pule), Panxhari, Qitro, Vitamina E, Boronica

Ujë (të paktën 2 litra ujë në ditë)

Përbërësit që duhen shmangur: Produktet e qumështit, Kafeina, Alkooli, Gruri

Mëngjesi

2 gota ujë, 1 gotë me ujë të ngrohtë me një fetë limoni, 1 tas me drithëra (pa grurë) duke e përzier me qumësht orizi. Shto pak arra dhe mjaltë për shije, ose 1/2 filxhan kos me fruta.

Paradite

1 gotë me lëng panxhari, karota dhe xhinxher.

Dreka

Mish i bardhë, mish i kuq pa yndyrë, ose mish derri me avokado, ose sallatë me bishtajore, fara nga fruta të thata dhe vezë të ziera që i shtohen për proteina.

Pasdite

Lëng frutash ose limon me ujë të ngrohtë, 3 gota ujë, 1 grusht arra ose fruta të tjera të thata

Darka

3 gota ujë, 2 filxhanë me lëng perimesh (asparag, brocoli and spinaq) me mish pule, peshk ose mish deri.

Pas darkës

Detox ose çaj kamomili.