Transmetuar më 12-06-2017, 19:20

Drejtuesit e skuadrës së Milanit vijojnë të mbeten aktivë në merkato ku së fundmi kanë zyrtarizuar blerjen e portugezit, Andre Silva, i cili konsiderohet si një nga talentet e ardhshme më të mëdha të futbollit botëror.

Pas arritjes së marrëveshjes me skuadrën e Portos, Milani ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me të riun premtues, Andre Silva

Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e klubit kuqezi të “Serisë A”, ku raportohet se klubi pagoi 38 milionë euro për blerjen e tij.

Andre Silva bëhet transferrimi i katërt në këtë merkato për Milanin ku më parë u zyrtarizuan Mateo Musacchios, Ricardo Rodriguez dhe Franck Kessie.

Me sa duket Milani kërkon t’i rikthehet shumë shpejt ditëve të lavdishme, kur ishte një nga klubet më prestigjozë./a.k/noa.al/