Transmetuar më 12-06-2017, 16:42

Austin Douglas erdhi në jetë kur nëna ishte në javën e 22 të shtatzënisë dhe mjekët nuk dhanë shpresë se ai mund të jetonte.

Foshnja nuk ishte zhvilluar dhe as mushkëritë e tij ende nuk kishin filluar të funksionin dhe mbijetesa e tij ishte e pamundur.

Mirëpo, tani vogëlushi është 10 javësh dhe pasi i mbijetoi dy infeksioneve të mushkërive. Nëna e tij Helen dhe bashkëshorti Rhys shpresojnë se do të mund ta marrin të birin në shtëpi në fund të korrikut.

“Ditën që lindi e dija që diçka nuk shkonte. Kisha një ndjesi të fortë për të shtyrë dhe shkova menjëherë në spital. Austin ishte gati për të dalë dhe mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta ndaluar”, shpjegoi gruaja.

Foshnjat lindin kryesisht rreth javës së 40 dhe Austin që ishte vetëm 450 gramë sapo kishte bërë gjysmën e zhvillimit kur erdhi në jetë. /b.l/noa.al/