Transmetuar më 12-06-2017, 14:31

Aspirina është një nga medikamentet që nuk mungon kurrë në shtëpinë e asnjë shqiptari, pasi është një nga qetësuesit më të lehtë për për të larguar dhumbjet e kokës. Por, aspirina nuk mund të përdoret vetëm për dhimbje koke pasi ka veti të tjera të paimagjinueshme.

 Aspirina eliminon zbokthin

Aspirina përmban acid salicilik, një enzimë vërtetë shumë aktive. Ky kimikat mund të ndihmojë në trajtimin e zbokthit duke neutralizuar pH e skalpit të kokës.

Ajo që duhet të bëni është të hidhni 2-3 aspirinë të shtypur në shampoo dhe ta aplikoni normalisht, shkruan living. Masazhimi i lëkurës së kokës me shampo dhe kokrriza të aspirinës do të reduktojë inflamacionin e lëkurës.

Përdoret për bukurinë e lëkurës

Sërisht është acidi salicilik ai që kontribuon në shëndetin e lëkurës duke eleminuar qelizat e vdekura duke zbehur pamjen e shenjave dhe duke zvogëluar poret. Aplikimi i pastës së aspirinës në fytyrë do parandalojë krijimin e akneve dhe do të eleminojë yndyrën e tepërt nga lëkura. Pasta e aspirinës kërkon: pesë aspirina të grimcuara dhe një lugë çaji mjaltë. Aplikojeni në lëkurën tuaj dhe lëreni për 10 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.