Transmetuar më 12-06-2017, 14:10

Të qenit të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes atmosferike mund të jetë e rrezikshme, sidomos për aktivitetin cerebral të fëmijëve.

Është kjo ajo që thuhet në një hipotezë të një ekipi shkencëtarësh të ‘Centre for Research in Environmental Epidemiology’ të publikuar në revistën shkencore “Epidemiology”.

Bazuar në konkluzionet e studimit, smogu ngadalëson funksionimin e trurit.

Të vegjlit që thithin tym në rrugë apo në trafik rrugës për në shkollë kanë më shumë vështirësi në të mësuar dhe në përgjigjen ndaj pyetjeve, pasi e kanë të vështirë përqendrimin, shkruan noa.al.

Studiuesit konstatuan se në ditët e karakterizuara nga kulmi i smogut, këto probleme janë të agravuara.

Shkencëtarët spanjollë monitoruan 2600 nxënës mes moshës 7 dhe 10- vjeçare, duke testuar aftësitë e tyre për t’u përqendruar në mësime, në raport me nivelin e ndotjes.

Studiuesit konstatuan se ndotja atmosferike mund të ketë efekte të dëmshme në zhvillimin mendor. /a.y/noa.al